Ballina Bota

KINË – Konference ndërafgane në Pekin

KABUL, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Një konferencë ndërafgane, në kuadër të gjetjes së një zgjidhjeje për problemin afgan do të zhvillohet në Pekin, njoftoi zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen pa dhënëse detaje për pjesëmarrjen.

“Delegacioni taleban, i drejtuar nga bashkëthemeluesi i lëvizjes, mollahu, Abdul Ghani Baradar do të shkojë në Kinë më 29 dhe 30 tetor”, theksoi ai.

Kjo vizitë u vendos pas një takimi në Doha mes mollahut Baradar, i cili është gjithashtu shef i zyrës politike të talebanëve dhe i dërguari special kinez, Deng Xijon, sipas Shaheen.

“Dy palët diskutuan për konferencën ndërafgane që do të zhvillohet në Pekin dhe për çështjet relative për zgjidhjen e problemit afgan”, theksoi ai në Twitter./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTatimet më afër sipërmarrjes, rriten me 56% telefonatat nga qendra e thirrjeve
Artikulli tjetërRruga e Lumit të Vlorës/ Përparësi shpronësimi i banorëve të prekur