Ballina Flash

IKMT aksion për pastrimin e bregut të liqenit të Pogradecit

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për pastrimin e bregut të liqenit të Pogradecit

Përmes një njoftimi, IKMT bën me dije se po prishen tre ndërtime pa leje ndërkohë që njëkohësisht po vijon puna në Vlorë për prishjen e objekteve pa leje përgjatë bregut të detit.

Aksioni në terren i IKMT-së në bregun e Vlorës bëhet në funksion të hapjes së vijës bregdetare për të vënë në zbatim projektin Lungomare 2.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Shqipërisë i duhen zgjedhje të parakohshme, nuk e përjashtojmë dialogun
Artikulli tjetër“Ora e përrallave”, fëmijët e kopshteve i bashkohen Tetorit të Librit