TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit zhvilloi një takim në ambientet e bashkisë Maliq, në kuadër të bashkëpunimeve me komunitetin për zbardhjen e krimeve të komunizmit.
Ekipi i AIDSSH-së paraqiti propozimet e veta për bashkëpunime konkrete me pushtetin lokal dhe komunitetin e zonës sa i takon zbardhjes së historive që lidhen me kënetën e Maliqit e atë të Vloçishtit.
Në fokus të takimit ishte prezantimin e botimeve të AIDSSH-së në zonë, identifikimi si vende kujtese të objekteve apo hapësirave që kanë të bëjnë me historinë e errët të komunizmit, si dhe verifikimi i figurave që propozohen për tituj nderi.
Një vizitë në terren, të shoqëruar nga përfaqësues të bashkisë dhe të përndjekur në zonë, ndihmoi që të përcaktohen hapat konkretë që do të ndërmerren bashkërisht./m.m/ /a.g/













