Ballina Ekonomi

Vijon puna për rindërtimin e segmentit Gostimë-Mollas

Tiranë 22 tetor/ATSH/- Në segmentin rrugor Gostimë-Mollas me gjatësi 8,5 km, pjesë e rrugës Elbasan-Banjë, po vijon puna intensivisht për rindërtim.

Ekspertë të Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë inspektuar punimet që po kryhen në këtë kantier.

Aktualisht përgjatë këtij segmenti po kryhet realizimi i shtresës së asfaltobetonit të modifikuar.

Me përfundimin e kësaj shtrese do të fillojnë punimet për sinjalistikën vertikale, horizontale dhe për rritjen e sigurisë rrugore.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Parkut Kombëtar të Qafështamës iu shtuan 100 fidanë pishe
Artikulli tjetërShqiptarët në Mal të Zi, rol vendimtar për të ardhmen euro-atlantike të vendit