Ballina Flash

Liga e Kampionëve/ Sot nis java e tretë, “Juventus” në transfertën e Moskës

TIRANË, 22 tetor/ATSH- Arbi Fortuzi/ Liga e Kampionëve çel sot siparin e javës së tretë në fazën e grupeve, ku padyshim sfida e “Juventusit” në transfertën e Moskës pritet me mjaft interes nga sportdashësit.

Sipas kalendarit të paracaktuar nga Federata Europiane e Futbollit, “UEFA”, pritet që në fushë të zbresin skuadrat e grupeve A, B, C dhe D. Dy ndeshje do të luhen në orarin e pasdites, 18:55’, ndërsa të tjerat në orën 21:00’

Në grupin A, të dyja sfidat do të luhen në orën 21:00’. Përballë do të jenë “Club Brugge” kundër “Paris Saint German” dhe “Galatasaray” kundër “Real Madrid”.  Në këtë grup kryeson “PSG” me 6 pikë, e ndjekur nga belgët e “Brugge” me 2 pikë, teksa turqit dhe spaniollet janë me vetëm nga 1 pikë.

Në grupin B, përballë do të jenë “Olympiacos” kundër “Bayern Munchen” dhe “Tottenham” përballë “Cervena Zvezda”. Të dyja sfidat do të luhen në orën 21:00’.  Në grupin B, kryesojnë kampionët e Gjermanisë me 6 pikë, të ndjekur nga Cervena Zvezda me 3 pikë, ndërsa skuadra Greke e “Olympiacos” dhe britanikët e “Tottenham” janë në kuotën e 1 pikëve.

Në Grupin “C”, “Shaktar Donesk”  dhe “Dinamo Zagrebi” do ndeshen duke nisur nga ora 18:55’, ndërkohë që sfida tejtër ajo mes “Manchester Cityt” dhet “Atalantës” do të ndeshen në orën 21:00 në fushën e skuadrës kampione të Anglisë. Pikërisht skuadra e Guardiolës kryeson dhe grupin “C” me 6 pikë, e ndjekur gna ukrainasit e “Shaktarit” dhe kroatët e “Dinamos së Zagrebit” me nga 3 pikë, ndërsa bergamaskët zikaltër janë në kuotën e 0 pikëve.

Në grupin “D”, përballjet e parashikuara për sot janë “Atletico Madrid”-“Bayern Leverkusen”, duke nisur nga ora 18:55, ndërsa në orën 21:00’ do të jetë dhe sfida e shumë pritur mes “Lokomotivës së Moskës” dhe “Juventusit”. Në këtë grup, spaniollët e drejtuar nga Diego Simeone janë kryesues me katër pikë, po aq sa dhe bardhezinjtë e Maurizio Sarrit. Ndërkohë rusët e “Lokomotivës së Moskës“ janë në kuotën e 3 pikëve, teksa “Leverkusen”  në kuotën e 0 pikëve. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParku Kombëtar i Prespës, fotoalbumi i rrallë i gjitarëve që po pasurojnë faunën shqiptare
Artikulli tjetërRama citon Zaev: Në opozitë, asnjëherë nuk u shprehëm kundër fillimit të bisedimeve për vendin tonë me BE-në