Ballina Flash

Foto/ Qytetarët e Beratit i bashkohen tetorit rozë

TIRANË, 21 tetor/ATSH/Qytetarët e Beratit i janë bashkuar kuazës së grave të prekura nga kanceri i gjirit përmes ecjes sensibilizuese në qytet.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo thotë se gratë, vajzat e nënat janë luftëtare  që nuk bëjnë kompromis me asgjë dhe askënd në mbrojtje të jetës.

“Kur një grua sëmuret, e gjithë shtëpia sëmuret, -thonë të urtët. Por gratë, vajzat, nënat janë luftëtare  që nuk bëjnë kompromis me asgjë dhe askënd në mbrojtje të jetës. Beteja ndaj kancerit të gjirit është një tjetër sfidë nga ku ato do dalin fitimtare”, -shprehet Demo.

Muaji tetori i cili njihet ndryshe edhe si tetori rozë u kushtohet ndërgjegjësimit të vajzave e grave për të kryer ekzaminimet e nevojshme për parandalimin e sëmundjes.

“Si?  Duke i kushtuar vetes vetëm 30 minuta kohë për të kryer mamografinë e gjirit, sepse diagnostikimi në kohë i sëmundjes krijon hapësirënrozë, aty ku çdo i “paftuar” ka zero mundësi të mbijetojë”, -thotë ndër të tjera, kryetari i bashkisë së Beratit. z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSHEE njofton për stakime të energjisë në Tiranë dhe Skrapar
Artikulli tjetërOSHEE: 300 kontrolle, 8 abonentë të proceduar në vetëm 5 ditë