Ballina Ekonomi

Aksi rrugor Balldren-Bend, realizohet mbi 77% e punimeve

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Punimet për rikonstruksionin e aksit rrugor Balldren-Bend janë drejt përfundimit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se rruga po i nënshtrohet rikonstruksionit në një gjatësi prej 17,6 km.

Ky projekt me financim të qeverisë shqiptare, parashikohet të përfundojë brenda muajit nëntor, të këtij viti. Rikonstruksioni i këtij aksi ndikon në mënyrë direkte, në përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë zonë, aksesin e fermerëve drejt tregjeve dhe duke e kthyer në një nyje të rëndësishme, për lëvizjen e mjeteve dhe banorëve të zonës.

Nga km 1 – deri në hyrje të Torovicës, projekti parashikon gjerësi asfalti 4 m. Në pjesën e banuar të Torovicës dhe të Bendit, gjerësia e asfaltit do të jetë 6 m dhe aksi Torovicë-Bendi me gjerësi 4 m. Në rrugët me gjerësi 4 m janë parashikuar zgjerime prej 2 m, në çdo 300-500 m për të lejuar shkëmbimin e mjeteve. Gjerësia është përcaktuar në bazë të fluksit të mjeteve të parashikuara, që kalojnë në këtë aks.

Gjithashtu janë realizuar mbi 95% e shtresës së asfaltit, gati në të gjithë gjatësinë.

Aktualisht po vijohet në zonën urbane të Torovicës, me ndërtimin e trotuarit, punime ndriçimi, gjelbërimi, si dhe punime të tjera sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPuka bashkë me transformimin, së shpejti me kishë dhe xhami të re
Artikulli tjetërKANADA – Trudeau nën presion, ndërkohë që qytetarët u drejtohen qendrave të votimit