Ballina Flash

Protestat në Katalonjë, shtyhet “El Clasico”

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Federata Spanjolle e futbollit ka konfirmuar ditën e sotme shtyrjen e “El Clasico” që ishte në kalendar për t’u luajtur në 26 tetor.

Një nga ndeshjet më të ndjekura në botë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, pritet të shtyhet për muajin dhjetor pas protestave të mëdha në Katalonjë. Sipas njoftimit të Federatës Spanjolle, dy klubet duhet të bien dakord për një datë të re, në rast të kundërt, vetë federata do ta vendosë datën.

Frika nga incidentet dhe mungesa e sigurisë, kanë çuar në anulimin e kësaj sfide kaq të rëndësishme ndërkohë që situata kaotike në Katalonjë mund të çojë edhe në një ndërprerje të kampionatit spanjoll. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak7200 punëdhënës nëndeklarojnë pagat e punonjësve
Artikulli tjetërIZRAEL – Pompeo takim me Netanyahun për Sirinë