TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, për të evidentuar dhe goditur ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Policia e Përmetit arrestoi 1 shtetas dhe procedoi penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin, F. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M. Gj., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, A. Ç., 24 vjeç, banues në Këlcyrë, P. D., 29 vjeç, banues në Përmet, E. L., 33 vjeç, banues në Përmet.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në shtëpinë e marë me qira nga shtetasi F.Q., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe aksesorë për organizimin e kësaj loje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme. /a.a/j.p/























