Ballina Flash

Shqipëria fiton 0-4 kundër Moldavisë

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ – Shqipëria ka siguruar tre pikë nga transferta moldave duke e çuar në total 12 numrin e pikëve të grumbulluara në grupin H.

Kuqezinjtë fituan bindshëm në rezultat dhe në lojë duke mundur Moldavinë 0-4. Golat për kombëtaren u shënuan nga Cikalleshi në minutën e 22, Bare në minutën e 34, Trashi, i cili debutoi sot me kombëtaren, në minutën 40 dhe Manaj, në minutën e 90.

Edhe pas kësaj fitoreje, pozitat e Shqipërisë në grupin H nuk na favorizojnë për tu kualifikuar më tej në EURO 2020. Ndërkohë që rezultetet e ndeshjeve të tjera tjera në grupin tonë të luajtur mbrëmjen e sotme janë këto: Francë – Turqi, 1-1 dhe Islanda – Andorra, 2-0. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Trupat e tërhequr nga Siria do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme
Artikulli tjetërKosova vetëm një pikë larg EURO2020