Kosova vetëm një pikë larg EURO2020

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ – Kosova ka fituar sot 2-0 ndeshjen kundër Malit të Zi, shumë të rëndësishme për kualifikimin në EURO2020.

Ndeshja u vendos në pjesën e parë ku kosovarët shënuan dy herë me anë të Rrahmanit në minutën e 10 dhe Muriqit në minutën e 34. Ky rezultat e afron Kosovën me vendin e dytë që i mundëson kualifikimin në europianin e 2020, vend që për momentin e mban Çekia me vetëm 1 pikë distancë.

Ndeshja tjetër e grupit A ku Kosova merr pjesë, ishte Bullgari – Angli e cila mbaroi me rezultatin 0-6 dhe që konsolidon pozitat e kombëtares së tre luanëve në vendin e parë me 15 pikë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.