Ballina Flash

Merkato/ Manzukiç drejt “Manchester United”

TIRANË, 14 tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/ Mario Manzukiç është jashtë planeve të “Juventusit” në Seria A dhe transferimi i tij te “Manchester United”, në Premier Ligë, duket shumë pranë.

Referuar mediave britanike, mësohet se “Juventusi” dhe “Manchester United” kanë gjetur akordin për transferimin e Mario Mandzukiç në “Old Trafford” në merkaton e janarit. Mediat britanike konfirmojnë se, kroati mund të kalojë në Angli që në muajin dhjetor për t’u përshtatur me ambientin e klubit nga Mançesteri.

Mediet britanike shkruajnë se, transferimi i kroatit në Premier League pritet të kryhet mbi bazën e 11.5 milionë eurove, që do të shkojnë në arkat e bardhezinjve”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Dinamo” largon trajnerin Allmuça
Artikulli tjetërRishikim i degëve në Universitete për t’iu përgjigjur tregut të punës