TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Igli Allmuça nuk është më trajner i “Dinamos”. Skuadra kryeqytetase ka zyrtarizuar largimin nga stoli i bluve të teknikut Allmuça.
Rezultatet negative të nisjes së sezonit kanë bërë që skuadra “Dinamovit” të vendos ndryshimin e trajnerit, për t’i dhënë një sinjalizim të fortë skuadrës.
Aktualisht, Dinamo renditet në vendin e parafundit në kampionat pas katër javësh të luajtura. “Dinamo” ka grumbulluar vetëm 1 pikë, duke pësuar 9 gola dhe shënuar vetë 1 të tillë në pesë ndeshjet e para të kategorisë së parë. /j.p/






















