Ballina Bota

BERLIN – Merkel mbetet politikania më e dashur për gjermanët

BERLIN, 14 tetor /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbetet në krye të listës së politikanëve më të dashur nga gjermanët me 59 pikë, megjithë rrezikun e recesionit ekonomik, krizën e klimës dhe rezultatet jo të mira në zgjedhjet e landeve.

Ndërkohë, e preferuara e saj, Annegret Kramp-Karrenbauer ka shënuar rënie në vendin e 33-të, sipas sondazhit të Rtl-N-TV.

“Besimi i qytetarëve gjermanë ndaj Angela Merkel mbetet i paprekur”, theksoi presidenti i sondazhit të opinionit publik ”Forsa”, Manfred Guellner./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Burimi i Paqes”/ Ambasadori i Turqisë në Tiranë: Operacion kundër terrorizmit
Artikulli tjetërProjektligji “Për shtetësinë shqiptare”, Felaj: Një hap i ri në respektimin e të drejtave të njeriut