Ballina Flash

VIDEO/ Këngëtarja Jonida Maliqi i bashkohet fushatës “Tetori rozë”


TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Këngëtarja Jonida Maliqi i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë “Tetori rozë” dhe ka një mesazh sensibilizues për të gjitha gratë.

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit këngëtarja Jonida Maliqi bën një thirrje për gjitha gratë dhe vajzat ku shprehet se kanceri i gjirit nuk diskriminon dhe të gjitha jemi të rrezikuara.

Gjithashtu ajo i bën apel të gjitha grave dhe vajzave të mos anashkalojnë vetkontrollet dhe kontrollet rutinë.

“Kanceri i gjirit nuk diskriminon të gjitha jemi të rrezikuara. Këtë tetor rozë unë i bashkohem nismës së ministrisë të Shëndetësisë në luftën kundër kancerit të gjirit. Mos anashkaloni vetëkontrollet dhe kontrollet rutinë”, tha Maliqi në videomesazhin e saj. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShahini: Tirana plot garues të vegjël
Artikulli tjetërGjonaj prezanton para ambasadorëve rrjetin antikorrupsion: 650 masa ndaj punonjësve të administratës nga Taskforca