Ballina Flash

Shahini: Tirana plot garues të vegjël

Tiranë, 12 Tetor/ATSH/- Gara “Fun Run” e organizuar sot nga Bashkia e Tiranës kishte si protagonist kryesorë nxënësit e shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit të cilët vrapuan duke mbartur mesazhin sensibilizues “Edukimin e brezave nëpërmjet sportit”.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini  ka përgëzuar Bashkinë e Tiranës për organizimin e këtij aktiviteti.

”Tirana plot garues të vegjël. Bravo Bashkisë Tiranë për organizimin e “Fun Run” me pjesëmarrjen rekord të qindra nxënësve nga shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. Suksese të gjithë pjesëmarrësve në Maratonë nesër”, shprehet Shahini. /m.z/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlosi: Të vendosur që deri në 2020, Shqipëria të jetë një vend turistik i pastër
Artikulli tjetërVIDEO/ Këngëtarja Jonida Maliqi i bashkohet fushatës “Tetori rozë”