Ballina Flash

Berat/ Vijon puna për lirimin e hapësirave publike

Tirane, 12 Tetor/ATSH/- Lirimi i hapësirave publike dhe dhe kthimi i tyre në funksion të qytetarëve, është një nga sfidat e pushtetit lokal në të gjithë vendin.

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo bëri të ditur se këto ambiente do rehabilitohen sipas nevojave të zonës dhe komunitetit, në parqe, kënde lojërash për fëmijë etj.

“Këto ambiente jo vetëm do lirohen, por do rehabilitohen sipas nevojave të zonës dhe komunitetit, në parqe, kënde lojërash për fëmijë etj. Nisëm me lagjen “30 vjetori” pranë shkollës “1 Maji”. Deri tani janë pastruar nga gërmadhat, ndërtimet pa leje dhe papastërtitë e tjera rreth 1500 m2”, tha Demo.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama për ”Irish Times”: Optimist për të ardhmen e vendit tim, por jo për vendimin e BE
Artikulli tjetërVIDEO/ Veliaj: Tirana nesër, kartolinë e një Shqipërie europiane