Ballina Aktualitet

Policia, instrument në shërbim të qytetarëve

TIRANË, 11 tetor/ATSH- A. Fortuzi/ Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka theksuar të premten se Policia e Shtetit është një instrument në shërbim të qytetarëve.

Duke publikuar foto nga inaugurimi i Zyrës së Shërbimit ndaj Qytetarëve në Malësinë e Madhe, Ministri Lleshaj nënvizoi se, Policia është një instrument, që është në shërbim të qytetarëve, e jo një strukturë që sundon qytetarët.

“Është e rëndësishme që ne ta kuptojmë që Policia është një instrument në shërbim të qytetarëve. Dhe ne, të gjithë si qytetarë, në çdo pozicion që të jemi, duhet ta japim këtë mesazh. Dhe ju sot keni dhënë një mesazh të madh, një mesazh të cilin duhet ta lexojë çdo shqiptar. Për të thënë që Policia është një instrument, që është në shërbim të qytetarëve, e jo një strukturë që sundon qytetarët dhe vetëm kur ta kemi këtë bindje atëherë qytetarët do të kenë një marrëdhënie të re me policinë”, theksoi Lleshaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEuro 2020/ Turqia fiton sfidën ndaj Shqipërisë, gabon Strakosha në minutën e 90-të
Artikulli tjetërAkademia e Shkencave, marrëveshje me Universitetin e Gjuhëve të Huaja, në Pekin