Ballina Flash

Mustafa: Nuk ka pezullim të diskutimeve

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka dhënë një sqarim për mediet, duke pohuar se nuk ka pezullim të diskutimeve mes LDK-së dhe LVV-së, diskutime të cilat po vazhdojnë mes grupeve të punës për përafrimin e programeve.

“Nuk ka pezullim të diskutimeve! Po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve tona. Diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultate nga KQZ-ja”, shprehet Mustafa.

Ky sqarim vjen pas konferencës për mediet që dha sot më herët Mustafa, menjëherë pas mbarimit të takimit të kryesisë së LDK-së, ku ai nuk dha informacion nëse ishte formuar apo jo sot grupi i punës për negociata me VV-në për koalicion paszgjedhor. /KosovaPress/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSIRI – OKB: 100 000 persona të zhvendosur që prej fillimit të ofensivës turke
Artikulli tjetërAKU kontrolle në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore në afërsi të shkollave