Ballina Bota

KJ – Bien ndjeshëm fitimet e Samsung gjatë T3

SEUL, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Samsung deklaroi se fitimi i tij në tremujorin e tretë ra rreth 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për shkak të rënies së çmimit të çipit të memories, por parashikimi i të ardhurave kaloi pritshmëritë e analistëve.

Gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut deklaroi se fitimi i tremujorit që përfundoi në muajin shtator ishte 6,5 miliardë dollarë.

Kompania pret një rënie të shitjeve prej 5,3%.

Që nga fundi i vitit të kaluar, Samsung-u ka pësuar rënie në fitime si pasojë e çmimeve të ulëta të çipit të memories, për shkak të furnizimit të tepërt në treg si dhe nga efektet e mosmarrëveshjeve tregtare SHBA-Kinë./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanka Botërore: PPP nuk janë gjë e keqe, asnjë vend nuk i përmbush dot nevojat infrastrukturore pa bashkëpunim me privatin
Artikulli tjetërTURQI – Oktay: Nuk pranojmë kërcënime kur bëhet fjalë për sigurinë e vendit