Ballina Bota

BRUKSEL – BE dhe kolosët teknologjikë kundër përhapjes të terrorizmit

BRUKSEL, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Përgjigje e shpejtë kundër përhapjes virale në internet të ekstremizmit dhe terrorizmit të dhunshëm, është qëllimi i protokollit të krizave të BE-së, i aprovuar mes Komisionit të Bashkimi Europian dhe disa gjigantëve të teknologjisë së lartë si Twitter, Facebook, Microsoft dhe Dropbox, në forumin e pestë të internetit të Bashkimit Europian.

“Kemi arritur të ndërtojmë një marrëdhënie të fortë besimi me të platformat e internetit dhe më vjen mirë për progresin që po bëjmë dhe rezultatet e jashtëzakonshme që ne kemi arritur’’, nënvizoi komisioneri i BE për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos.

‘’Ne po bëjmë një hap përpara në bashkëpunim me një protokoll të BE-së, me të cilin do të jemi të gatshëm të veprojmë më shpejt, në mënyrë më efektive dhe më të koordinuar për të ndaluar përhapjen e përmbajtjeve terroriste në rrjet’’, shtoi ai./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Turqia do të ketë pasoja ekonomike nëse bën diçka ”jashtë caqeve”
Artikulli tjetërUASHINGTON – SHBA: Nuk po tërhiqemi plotësisht nga Siria