Ballina Ekonomi

Zyrat e punës/ 2660 punësime vetëm në shtator

TIRANË, 7 tetor/ATSH/- Zyrat e Punës, po funksionojnë si instrumente strategjikë të punësimit në të gjithë vendin.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bëri të ditur sot se “2660 punësime janë realizuar gjatë muajit shtator nëpërmjet zyrave të punësimit”.

Në zyrat e punës aktualisht janë të regjistruar më shumë se 4200 punëdhënës. Falë Shërbimit Kombëtar të Punësimit, çdo shtetas tashmë ka mundësinë që jo vetëm të kërkojë punë, por edhe të trajnohet për përmirësim të aftësive personale. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Kujdesi ndaj fëmijëve prioritet i bashkisë së Durrësit
Artikulli tjetërAKU hyn në një fazë transformimi dhe ristrukturimi të thellë