Sektori bankar u rrit rreth 2%

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Sistemi bankar në vend këtë vit i është kthyer rritjes.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, totali i aktiveve arriti në rreth 1.49 trilionë lekë ose rreth 12.1 miliardë euro në fund të muajit gusht 2019.

Sipas BSH-së, përmasat e sektorit bankar janë rritur me afërsisht 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që në terma realë, aktivet e bankave kanë një vlerë sa rreth 92% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Ekspertët shprehen se, rritja e sektorit bankar këtë vit po mbështetet më së shumti nga zgjerimi i depozitave, që përbëjnë burimin kryesor të gjenerimit të mjeteve financiare për bankat. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.