Ballina Ekonomi

Kredia me probleme ulet në 11% në gusht

TIRANË, 7 tetor /ATSH/- Kredia me probleme shënoi rënie në muajin gusht.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia me probleme zbriti në 11%, në gusht 2019 duke regjistruar nivelin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2009. Ndonëse me një ritëm të ngadaltë, kreditë e këqija po bien gradualisht dhe tashmë objektivi është zbritja në nivele njëshifrore.

Ulja e raportit të kredive me probleme ngelet një faktor tejet i rëndësishëm për rritjen e huadhënies. Në fund të gushtit, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje me 5,2% me bazë vjetore krahasimi. Nëse ulja e kredive të këqija ka lehtësuar rritjen e kreditimit, anasjelltas, edhe zmadhimi i portofolit të kredisë është i rëndësishëm për të ulur peshën e kredive me probleme në raport me totalin. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTreguesi i ndjesisë ekonomike 3.2 pikë më lart/ U rrit besimi i biznesit dhe i konsumatorëve
Artikulli tjetërAmbasadori Zingraf: Dialog politik konstruktiv me përfshirje sa më të gjerë