VJENË, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen do t’i kërkojë kreut të OEVP, Sebastian Kurz të formojë një qeveri të re, pas fitores së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sebastian Kurz dhe partia e tij fituan zgjedhjet parlamentare më 29 shtator.
Fillimisht, Kurz dëshiron të zhvillojë bisedime me të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament.
Partia e tij pritet të publikojë sot një plan të detajuar për bisedime.
Ai mund të krijojë një aleancë me të gjelbrit.
Nëse të gjitha opsionet e koalicionit dështojnë, Kurz ka lënë të hapur mundësinë e formimit të një qeverie të pakicës.
Derisa të formohet një qeveri e re, qeveria e kancelares Brigitte Bierlein mbetet në fuqi./ /sara/ a.jor.























