Ballina Flash

Arkiteti Willson vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi“ i Korçës

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ – Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi“ arkitektin Peter Willson.

Në një ceremoni të organizuar në nder të tij, kreu i bashkisë e vlerësoi arkitektin si “arkitekti që kontribuoi në transformimin urban të Korçës me projektet e tij duke e promovuar edhe ndërkombëtarisht si një destinacion turistik”.

Prej vitit 2009 arkitekti i mirënjohur Peter Willson është duke realizuar projektplanin e qytetit të Korçës duke nxjerrë në pah të gjitha vlerat arkitekturore që ky qytet trashëgon e duke i shtuar frymën e re të arkitekturës moderne botërore. j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPakti për Universitetin/ 600 milionë lekë investime për rikonstruksionin e konvikteve të studentëve
Artikulli tjetër14,165 shërbime risi për transportin rrugor në 9 muaj