Ballina Bota

UKRAINË – Protesta kundër shitjes së tokës të huajve

KIEV, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Mijëra njerëz janë duke protestuar në Kiev pranë Verhovna Radas, parlamentit ukrainas, kundër shitjes së tokës për qytetarët e huaj.

Protestuesit valëvisin pankarta dhe flamuj të Ukrainës me fjalët “Jo shitje së tokës të huajve”.

Më 19 shtator, kryeministri ukrainas, Oleksiy Goncharuk njoftoi se Ukraina synon të lejojë shitblerjen  e tokës nga tetori i vitit 2020.

Presidenti Volodymyr Zelensky saktësoi që vetëm qytetarët ukrainas dhe kompanitë e Ukrainës do të jenë në gjendje të blejnë dhe shesin tokë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNegociatat/ Roth: Bundestagu nuk formulon kushte, nuk do të ketë procedurë të klasit të dytë për Shqipërinë
Artikulli tjetërBushati: Një pakt kombëtar për Europën, përgjegjësia është e përbashkët