Ballina Bota

KORE E JUGUT – Nëntë viktima nga tajfuni Mitag

BUSAN, 3 tetor /ATSH-AFP/ – Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur në Korenë e Jugut, ku tajfuni Mitag ka shkaktuar erëra të forta, njoftuan sot autoritetet.

Jugu i vendit u godit nga stuhitë që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke.

“Nëntë persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin”, njoftoi sot Ministria e Brendshme dhe e Sigurisë.

Mitag është tajfuni i shtatë që ka goditur këtë vit Gadishullin Korean./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapja e negociatave, Hajdari: Pritshmëri për një vendim pozitiv
Artikulli tjetërNegociatat/ Basha: 9 kushtet e Bundestagut, udhërrëfyes për daljen nga kriza