TIRANE, 3 tetor/ATSH/ Të vegjlit e Kopshtit numër 15 në kryeqytet shumë shpejt do të kenë ambiente me komode dhe me të gjitha kushtet e nevojshme për ta.
Prej disa ditësh, bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e çerdhes. Pasi është hedhur poshtë suvaja e vjetër, punonjësit e Bashkisë kanë nisur izolimin me material special të dyshemesë dhe mureve, për të kaluar më pas në suvatimin, patinimin me fino dhe lyerjen e mureve.
Për t’i krijuar të vegjëlve të këtij kopshti ambiente më të ngrohta, sidomos tashmë që po afron edhe stina e dimrit, po punohet është për shtrimin e parketit në të gjitha ambientet e katit të parë.
Falë këtij investimi, fëmijët e lagjes ku ndodhet Kopshti nr. 15, nuk do të jenë të detyruar të kalojnë orë të tëra në ambiente të papërshtatshme, ku nuk mungonte as lagështira në mure.


























