Ballina Bota

LONDËR – Padi konsumatore kundër Google

LONDËR, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Një gjykatë apeli britanike miratoi ankesën e përgjithshme kundër Google, bërë nga një shoqatë konsumatorësh, që e akuzon grupin amerikan për mbledhje të paligjshme të të dhënave personale nga përdoruesit e iPhone.

Shoqata “Google, ti na detyrohesh”, drejtuar nga ish-drejtori i shoqatës së konsumatorëve Which?, Richard Lloyd, po përpiqet të marrë kompensim për më shumë se 4 milionë përdorues.

Në shkallën e parë, Gjykata e Lartë e Londrës refuzoi ta autorizonte një procedurë të tillë.

Gjykata e Apelit vlerësoi se një ankues ka të drejtë të dëmshpërblehet për humbjen e kontrollit mbi të dhënat e tij dhe se Gjykata e Lartë duhej ta kishte lejuar vazhdimin e procedurës./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria e ashensorëve/Qeveria: Ekzaminimi i plotë deri në fund të dhjetorit
Artikulli tjetërDajna Sorensen emërohet kryetar i Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës