Ballina Bota

ITALI – Kujdesi shëndetësor bazohet te të ardhurat

ROMË, 2 tetor /ATSH-ANSA/ – Do të ketë një revolucion në pagesat shtesë të kujdesit shëndetësor në buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili do të bazohet në të ardhurat dhe madhësinë e familjes, deklaruan burimet, pasi u aprovua përditësimi i planit ekonomik të qeverisë italiane, DEF.

Burimet theksuan se përtej një pragu të caktuar të kostos, kujdesi shëndetësor do të jetë falas. Për më tepër, një ulje e taksave në buxhetin e vitit 2020 mund të shtojë pagat e punëtorëve italianë me të paktën 500 euro vitin e ardhshëm. Qeveria planifikon të dyfishojë rritjen e pagave në 1 000 euro.

Për të arritur këto objektiva, përditësimi i DEF lidhet me rikthimin e rreth shtatë miliardë eurove nga lufta kundër evazionit fiskal.

Buxheti i vitit 2020 duhet të miratohet deri në fund të këtij viti dhe të kontrollohet nga BE. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj takim me delegacionin e CSU: Mirënjohje për vendimin e çeljes së negociatave
Artikulli tjetërROMË – 5G, Pompeo paralajmëron Di Maio-n