GJERMANI – Merkel: Kompromis tregtar SHBA-Kinë

BERLIN, 2 tetor /ATSH-AA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje për një  kompromis në bisedimet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, mes shqetësimeve në rritje për ngadalësimin ekonomik global.

Duke iu drejtuar një konference të përbashkët me drejtuesit ndërkombëtarë të institucioneve financiare, Merkel paralajmëroi kundër rritjes së tensioneve tregtare si dhe pasigurive ekonomike dhe politike.

“Natyrisht dy ekonomitë më të mëdha të botës, SHBA dhe Kina, aktualisht janë në një situatë të vështirë për sa i përket tregtisë. Të gjitha palët duhet thjesht të punojnë për kompromis dhe ka ende shpresë, që dikush mund të dalë në një zgjidhje. Kjo padyshim që do të bënte shumë për ngadalësimin e pasigurive dhe shkatërrimin e tyre”, tha Merkel.

Merkel po ashtu theksoi se përveç tensioneve tregtare SHBA-Kinë, pasiguria për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian ishte një burim shqetësimi për ekonominë globale.

”Kjo për shkakun se Britania e Madhe nuk është një vend i vogël i parëndësishëm europian, por një lojtare e madh globale”, u shpreh Merkel./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.