TIRANË, 1 tetor/ATSH/ – Bashkia e Korçës krahas qendrave ditore për të moshuarit ka mjaft projekte të tjera për të qenë sa më pranë moshës së tretë. Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve kjo bashki ka organizuar disa aktivitete simbolike në mbështetje të moshës së tretë.
“Dita Ndërkombëtare e Moshës së Tretë – Vëmendje, kujdes dhe mbështetje çdo ditë për të moshuarit në Korçë! Organizuam një aktivitet simbolik me të rinj të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” në Qendrën Rezidenciale të Moshës së Tretë. Projekte të reja krahas Qendrave Ditore për të Moshuarit, për të qenë sa më pranë kërkesave dhe nevojave të tyre”, shprehet kryetari i kësaj bashkie, Sotiraq Filo. /a.sh/





























