TOKIO, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Japonia rriti taksën e saj të konsumit nga 8 në 10% pavarësisht pagave të parritura dhe shpenzimeve të ngadalta private.
Qeveria e kryeministrit Shinzo Abe ka deklaruar se ky vendim është i nevojshëm për të ndihmuar në mbulimin e kostove të sigurimeve shoqërore për shkak të një popullsie në plakje.
Ekspertët kanë paralajmëruar se rritja e taksave, e para në pesë vjet, mund të fusë në depresion konsumin personal dhe të dëmtojë ekonominë e vendit.
Në tre muajt e qershorit të vitit 2014, pas rritjes së taksave të konsumit në 8% nga 5% që ishin, ekonomia u kontraktua me një normë vjetore prej 7,3%.
Qeveria pro biznes e Abe nuk ka arritur të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike midis konsumit të dobët privat që prej marrjes së tij të detyrës, në dhjetor 2012./ /os/ a.jor.






















