PEKIN, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Trupa që marshojnë, avionë ushtarakë dhe armë të pazakonta do të parakalojnë të martën përmes Pekinit , si pjesë e një shfaqjeje të madhe, që kremton 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Parada do të jetë më e madhja e zhvilluar ndonjëherë. Partia Komuniste në pushtet dëshiron t’i tregojë popullit se sa ka përparuar vendi që prej 1 tetorit të vitit 1949, kur udhëheqësi i atëhershëm, Mao Ce Duni, shpalli themelimin e republikës së re mes një lufte civile me nacionalistët.
Presidenti Xi Jinping, udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që prej qeverisjes së Maos, do të jetë në krye të gjithçkaje.
Xi synon të përdorë paradën për të shfaqur Kinën si një superfuqi në sytë e audiencës ndërkombëtare, deklaroi Zhu Lijia, një profesor i menaxhimit publik në akademinë e qeverisjes kineze.
Mesazhi i tij sipas Zhu: “70 vite më parë ishim një vend i dobët, por sot jemi një superfuqi”. / /sara/






















