Ballina Bota

BERLIN- Gjermania ofron azil për 138 migrantë

BERLIN, 28 shtator /ATSH-DPA/- Migrantët e transportuar me varkë në detin Mesdhe që i janë nënshtruar procedurave për azil në Gjermani vitin e kaluar, janë lejuar të qëndrojnë në vend.

“Në një takim me dyer të mbyllura, duke iu drejtuar parlamentarëve , një përfaqësues nga Ministria e Brendshme deklaroi se, nga 225 personat e shpëtuar në det dhe të dërguar në Gjermani që nga korriku 2018, 138 prej tyre po u nënshtrohen procedurave për azil”, sipas pjesëmarrësve të takimit.

Rreth 47% e migrantëve janë lejuar të qëndrojnë në vend duke u dhënë azil, statusin e refugjatit ose mbrojtje suplementare sepse përballen me dëme serioze në vendin e tyre të origjinës.

Të hënën, Gjermania, Italia, Franca dhe Malta bën me dije një marrëveshje për të rishpërndarë migrantët e shpëtuar nga deti.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer deklaroi dje se,”marrëveshja mund të jetë themeli i një politike të re, të përbashkët për azil që udhëhiqet nga solidariteti.”//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi me fermerët në Fier: Skemë për naftë pa taksa, matrikulla për kafshët falas
Artikulli tjetërFOTO-VIDEO/ Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar në katalogun shqip-frengjisht edhe për turistët e huaj