FOTO-VIDEO/ Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar në katalogun shqip-frengjisht edhe për turistët e huaj

TIRANË, 28 shtator /ATSH A.ALLA/ – Ditët e Trashëgimisë Europiane nisën në Muzeun Historik Kombëtar me botimin e katalogut “Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar” në gjuhën shqipe edhe frënge. Promovimi i tij u bë në Bibliotekën e Muzeut.

Thesaret që janë pjesë e këtij botimi u përkasin tre pavijoneve në Muzeun Historik Kombëtar, atij të Lashtësisë, Mesjetës edhe këndi i pashallëqeve të mëdha shqiptare edhe i ikonografisë.

Ky katalog është një pasaportë e rëndësishme edhe për turistët e huaj që janë të shumtë në Muzeun Historik që të njohin më shumë rreth kulturës sonë dhe vlerave të saj.

Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi shprehet se, ” Muzeu Historik Kombëtar e nisi javën e trashëgimisë europiane me prezantimin e këtij katalogu. Kjo është një nga pasaportat më të mira identitare që muzeu e përgatit dhe për turistët e shumtë francez që vizitojnë vendin tonë”.

“Ky katalog prezantohet jo vetëm në Bibliotekën tonë Kombëtare por edhe në biblioteka të tjera në bote fal partneriteteve që ne kemi për të rrëfyer pjesët më të rëndësishme të thesareve tona kulturore”, tha Koçi.

Në mjediset e muzeut janë rreth 6200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore, që shtrihet nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ndërsa, objekte të ekspozuara janë 3100 të ekspozuara në shtatë pavijonet ekzistente në Muzeun Historik Kombëtar.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.