Ballina Flash

Gjermania pro hapjes së negociatave, Hahn: Njohja e progresit, shtysë për reformat

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ – Johaness Hahn, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian ka regaguar pas votimit në Bundestagun gjerman pro hapjes së negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hahn e mirëpret votimin e Bundestagut në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor.

“Njohja e progresit konkret është thelbësore dhe një shtysë për reformat në Balkanin Perëndimor si dhe për besueshmërinë e Bashkimit Europian”, – thotë komisioneri Hahn.

Hahn ka qenë një nga mbështetësit më të fortë dhe kontributorët kryesorë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për ta bërë Ballkanin Perëndimor, më në fund, pjesë të Bashkimit Europian. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSoreca: Bundestagu votoi hapjen e negociatave të Shqipërisë në tetor
Artikulli tjetërNis puna për pastrimin e kanaleve kulluese në Pogradec