UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Bullgarja Kristalina Georgieva është bërë zyrtarisht gruaja e dytë që emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e FMN-së, njoftoi sot këshilli i administratës së institucionit, në Uashington.
Georgieva, që ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Bankës Botërore, ishte e vetmja kandidate në listë.
Në moshën 66-vjeçare, ajo përfitoi nga një ndryshim në statusin e Fondit, në lidhje me kufirin e moshës, për ta bërë kandidaturën e saj të vlefshme. Mandati i saj pesëvjeçar fillon më 1 tetor./ /ervo/r.e/






















