Ballina Aktualitet

KLP miraton tri kandidatë për Prokuror të Përgjithshëm

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot listën përfundimtare me emrat e tri kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe do të vijojnë garën për postin e Kryeprokurorit të ri.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi deklaroi se Këshilli vlerësoi kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati.

Kandidatët Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela plotësuan kushtet kushtet ligjore për të vazhduar garën më tej.

Ndërsa kandidati Lulzim Alushaj nuk plotëson kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur të parashikuar ne nenin 148/ a pika 3 të Kushtetutës dhe ligji 97/2016 “Për organizimin e funksionimin e Prokurorisë”.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Vendimi i Budestagut pozitiv, opozita nuk ka qenë pengesë për dialog
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Japonia dërgon raketë furnizuese në hapësirë