Ballina Bota

SHBA – 500 milionë dollarë për pyjet tropikale

SHBA, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Donatorët kryesorë, si Banka Botërore, Banka Ndëramerikane e Zhvillimit, vendosën të lëvrojnë rreth 500 milionë dollarë shtesë si ndihmë për mbrojtjen e pyjeve tropikale, përfshirë Amazonën.

Ky njoftim u bë i njohur gjatë takimit të organizuar për Amazonën nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork, ku ishte i pranishëm Emmanuel Macron, iniciatori i takimit, presidentët e Kilit, Kolumbisë dhe Bolivisë, por jo ai i Brazilit. /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMALTË – Komisioneri europian, Europa të jetë e para në menaxhimin e krizës së migracionit
Artikulli tjetër“Fake news” për tërmetin, Lleshaj: Rasti provon rëndësinë e pastrimit të mjedisit mediatik