Ballina Bota

SOFT NEWS – Fillon Oktoberfest

BERLIN, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Filloi sot në Mynih, Oktoberfest, thënë ndryshe festa më e famshme në botë e birrës.

Deri më 6 tetor miliona persona do të pinë miliona litra birrë si edhe do të hanë salsiçe, pula të pjekura, brezel dhe specialitete të tjera në tavolina të gjata dhe brenda tendave gjigante.

Muzika dhe cirku janë shoqëruese të kësaj feste.

Për 186-vjetorin e kësaj feste priten të paktën gjashtë milionë persona, ndërkohë që janë angazhuar 600 agjentë policie dhe qindra civilë.

Një ”mass”, krikoja tradicionale prej një litri birrë kushton 11,80 euro, 30% më shumë se viti i kaluar.

Vjet u pinë 7,5 milionë ”mass”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Monuni, mbreti i parë ilir që ka prerë monedha
Artikulli tjetër“Tahiri, çështje e Drejtësisë”, Rama: Në raport me ligjin përgjegjësia është personale