Ballina Bota

SHBA- Pentagoni aprovon dislokimin e trupave shtesë në Lindjen e Mesme

UASHINGTON, 21shtator /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e Mesme, pas sulmeve në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, deklaroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper në Uashington.

“Presidenti amerikan Donald Trump ka aprovuar vendimin për dislokimin e trupave të mbrojtjes,në Lindjen e Mesme,” tha Esper nga Pentagoni.

Rebelët Houthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e javës së kaluar mbi objektet kryesore të naftës saudite në provincën lindore të Buqyaq.

Por, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dyshojnë se pas këtyre sulmeve mund të fshihet Irani,  të cilat fillimisht kanë ndaluar rreth gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite.

“Hetimet nga ekipet hetimore amerikane, saudite dhe ndërkombëtare treguan se armët e përdorura ishin të prodhuara nga Irani dhe nuk ishin vënë në dispozicion nga Jemeni,” deklaroi Esper.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, parajsa e re fiskale ku bizneset paguajnë vetëm 15% të tatimit mbi fitimin
Artikulli tjetërKosovë/ Parashikimi i motit, 21 shtator