PRISHTINE, 21 shtator /ATSH/ -Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot temperaturat minimale do të arrijnë në 3°C.
“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë tipike vjeshtore, ato do të lëvizin ndërmjet 3-6°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 17-20°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK./KosovaPress/





















