Ballina Bota

ARKEOLOGJI – Gjendet mozaiku 1 500-vjeçar

MARDIN, 21 shtator /ATSH-AA/ – Një mozaik që besohet se i përket shekullit VI është gjetur në një gërmim ilegal në juglindje të Turqisë.

Mozaiku është gjetur nga xhandarmëria në afërsi të distriktit Derik në provincën Mardin, që njihet si rajon me gjurmë historike të civilizimeve të ndryshme.

Vepra e lashtë rreth 1 500 vite është gjetur pasi kalimtarët e rastit e kanë paraqitur gërmimin ilegal në xhandarmëri, e cila është mobilizuar në këtë zonë dhe ka identifikuar mozaikun me figura të ndryshme.

Pas ekspertizës, mozaiku është marrë nën mbrojtje nga ana e Drejtorisë së Muzeve të Mardinit.

Ndërkohë, në vazhdim është një operacion i nisur nga ekipet e xhandarmërisë për kapjen e të dyshuarve që kanë kryer gërmimin ilegal.

Nga ana tjetër, Drejtoria Provinciale e Turizmit ka lëshuar kërkesë për të kryer gërmime në këtë pikë.

“Ne besojmë se ky vend ka qenë një vendbanim para mijëra viteve. Duam që me këtë gjë të pasurohet turizmi”, tha një specialist në këtë drejtori./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLëkundje të forta tërmeti në Shqipëri
Artikulli tjetërMinistria e Brendshme: Nuk ka raportim për persona të lënduar