TIRANË, 20 shtator /ATSH/ – Ka shumë gjëra që e zbukurojnë Tiranën dhe një ndër to është edhe stina e vjeshtës. Pas një vere të gjatë e të nxehtë, kryeqyteti shqiptar Tirana ka hyrë në sezonin e vjeshtës.
Reshjet e para që nisën këtë të enjte kanë ulur temperaturat që ishin mbi 30 gradë celsius gjatë gjithë shtatorit.
Sot në Tiranë gjelbërimi në rrugë ka filluar të marrë shkëlqimin e artë. Gjithashtu banorët e kryeqyteti kanë veshur dhe xhaketat e holla, çka tregon se jemi në stinën e vjeshtës, e cila ka nisur të hedhë ngjyrat e saj në qytet.
Kryeqyteti në këtë stinë është mjaft atraktiv edhe për turistët të cilët kanë mundësi të fokusojnë në aparatet e tyre bukuritë që kjo stinë sjell, ku gjethet e arta dhe ngjyrat e tokës krijojnë një pamje mahnitëse. /a.a/