Ballina Kulturë

Kanada, koncerti “Udhëtim nëpër botë” bashkon tre virtuozë shqiptarë

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ “Udhëtim nëpër botë” pas suksesit në Europë e Amerikë, do të vijë edhe për shqiptarët e Kanadasë.

Koncerti do të bëjë ndalesën e tij të parë në provincën e Ontarios, në Toronto më datën 22 shtator, në Ottawa më 24 shtator si dhe në Montreal (Quebec) më 25 shtator.

Sopranoja me famë botërore Inva Mula, pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi si dhe violinisti Olen Çezari do të sjellin për spektatorin shqiptar një repertor të pasur, ku kombinohet më e mira e repertorit botëror me atë kombëtar.

Me anë të një videomesazhi, protagonistët e aktivitetit koncertor, ftojnë artdashësit t’i mbështesin në projektin e tyre, i cili sipas tyre do të jetë mjaft mbresëlënës. Të mbledhur në Tiranë, artistët që vazhdojnë karrierën e tyre në Romë e Paris, premtojnë koncert që do mbetet në kujtesë plot 20 vjet.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia Kukës nis ndërhyrjen në aksin rrugor Kalis-Kukës
Artikulli tjetërFier/ “Këngëtarja tullace” në skenën e teatrit “Bylis”