IZRAEL – Netanyahu kërkon qeveri uniteti

TEL AVIV, 19 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bëri sot thirrje për formimin e një qeverie uniteti, pasi në zgjedhjet e dyta nuk pati asnjë fitues.

Ai kishte këmbëngulur se do të drejtonte një koalicion midis partive të djathta dhe fetare, por rezultatet e zgjedhjeve deri më tani kanë treguar se as Netanyahu, as kundërshtari i tij kryesor, Benny Gantz i partisë centriste “BardheBlu” nuk do të jenë në gjendje të formojnë qeverinë.

“Gjatë zgjedhjeve, kërkova krijimin e një qeverie të krahut të djathtë. Për fat të keq, rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se kjo gjë nuk është e mundur”, deklaroi  Netanyahu.

 “Populli nuk vendosi midis dy blloqeve, ndaj nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të formojmë një qeveri uniteti”, shtoi ai.

Netanyahu i bëri thirrje Gantz-it që të takoheshin sot.

Kryeministri izraelit u shpreh se ishte kundër zhvillimit të zgjedhjeve reja./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.