STAMBOLL, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan i bëri sot thirrje Europës të ndihmojë më shumë në administrimin e migrantëve.
“Vendet europiane duhet të na sigurojnë mbështetje më të fortë për Idlib-in dhe në lindje të Eufratit pasi fjalët nuk janë të mjaftueshme”, u shpreh Erdogan duke iu referuar një zone tampon në veri të Sirisë për strehimin e refugjatëve.
“Duke siguruar zonën në lindje të Eufratit, bazuar në thellësinë e zonës së sigurisë, mund të strehojmë dy deri në tre milion refugjatë që jetojnë në vendin tonë dhe në Europë”, deklaroi ai.
“Kemi strehuar 3,6 milionë refugjatë në territorin tonë. Asnjë vend tjetër në botë nuk ka bërë kaq shumë. Tani Perëndimi duhet të bëjë pjesën e vet”, tha Erdogan./ /sara/ a.jor.





















