Ballina Flash

Margariti për çmimin e Kadaresë: Lajm i mirë për gjithë letërsinë shqipe

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ – Ministrja e Kulturës Elva Margariti është shprehur për shkrimtarin Ismail Kadare i cili u shpall fitues i çmimit ndërkombëtar vjetor për letërsi “Pak Kyongni”, se ky është një lajm i mirë jo vetëm për një shkrimtar të madh, por për gjithë letërsinë shqipe.

“Kënaqësi të ndash një lajm të mirë jo vetëm për një shkrimtar të madh, por për gjithë letërsinë shqipe. Mes 350 autorësh nga e gjithë bota, Ismail Kadare nderohet me çmimin “Pak Kyongni 2019”, të cilin ai vetë do ta tërheqë në muajin tetor, në Korenë e Jugut”, shprehet ministrja Margariti.

“Do ta ruaj gjatë kënaqësinë e takimit dhe bisedat me të, rreth letërsisë, raportit mes shkrimtarit dhe regjimeve, ndryshimet mes brezave, premisat e së ardhmes. I përcjellim urimet tona më të përzemërta dhe falënderimin për letërsinë e pakohë, që na ka dhuruar”, tha Margariti. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Edhe gëzimi mund të detyrohet
Artikulli tjetërModernizimi i ndriçimit publik, GIZ mbështetje projekteve të bashkive